Telegrafi

Zurich interesohet për Jahmir Hykën

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Allgemaine Zeitung”, sipas së cilës, kampionët e Zvicrës kërkojnë shërbimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Ekipi gjerman e ka përjashtuar opsionin e shitjes së Hykës, por është i gatshëm ta japë atë në formë huazimi.

Hyka kaloi në Mainz verën e kaluar nga Tirana, por nuk arriti të gjejë vend në 11-shen e parë të ekipit. Kontrata e tij me ekipin gjerman skadon në vitin 2011.