Pasi që disa lojtarë të skuadrës së Zurich u infektuan me coronavirus, klubi i njohur u detyra të luajë me lojtarët U-21 ndaj Baselit ku pësoi me rezultat 4-0.
Ndeshja e së martës në kuadër të javës së 31-të të Superligës së Zvicrës në futboll mes Baselit dhe Zurichut ishte e veçantë.
Lojtarët e ekipit të parë të Zurichut janë të izoluar për shkak të disa rasteve në këtë skuadër me coronavirus, ku fillimisht pozitiv doli Mirlind Kryeziu e më pas edhe lojtarë të tjerë dhe zyrtarë të klubit, ku u detyruan të karantinoren edhe Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Toni Domgjoni e Shpëtim Sulejmani.
? Impressionen aus dem Spiel gegen den @FCBasel1893.#FCBFCZ #fcz #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/GRwfUqojIA
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 14, 2020
Të tjerë shqiptarë kanë luajtur për Zurichun, përkatësisht për ekipin U-21 të këtij klubi të famshëm në Zvicër, pasi kanë startuar Lavdim Zumberi e Lavdrim Rexhepi, ndërsa është aktivizuar edhe Enis Sadiku.
Te Baseli startuan Taulant Xhaka e Tician Tushi. U aktivizuan edhe Elis Isufi e Kemal Ademi.
Tushi e Ademi kanë kontribuar me asistime në fitoren e thellë, 4-0 të Baselit.
Schlusspfiff. Der FC Zürich verliert auswärts beim @FCBasel1893 mit 0:4.#FCBFCZ #fcz #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/X2NFkW8Z62
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 14, 2020
Baseli renditet i treti me 55 pikë kurse, Zurichu i gjashti me 42 pikë. /Telegrafi/