Udhëtarët e trenit që udhëtonte në Mançester të Anglisë, janë shqetësuar me një pasagjer të pasjellshëm, që zuri tri vende derisa shumë njerëz qëndronin në këmbë.
Madje, ai hoqi edhe këpucët dhe çorapet, për të shtrirë këmbët që lëshonin erë, në njërën nga karriget, transmeton Telegrafi.
“Nëse nuk ju pëlqen ikni, unë bëj çfarë të dua”, ka thënë ai, duke vazhduar të qëndronte në atë pozitë.
I nervozuar me sjelljet e tij, njëri nga udhëtarët ia ka marrë këpucët për t’ja hedhur në binarë.
Ende nuk dihet kush është ky njeri, fotografia e të cilit po qarkullon në internet si një shembull shumë i keq. /Telegrafi/