Telegrafi

Zuri beben që po binte nga shtrati, derisa mbante në duar binjakun tjetër (Video)

Babai i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar aftësi të mahnitshme shkathtësie derisa po kujdesej për të bijtë e tij binjakë.

Derisa po e luhaste njërin në krah, fëmija tjetër u rrotullua dhe po rrëzohej, por ai ishte i shpejtë dhe e kapi para se të përplasej në dysheme, transmeton Telegrafi.

“Supernëna tani e ka një konkurrencë prej këtij superbabai” si dhe “është ndjenja prindërore, që e shtyri të vepronte me shpejtësi”, kanë qenë dy komentet që u pëlqyen më së shumti.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur babai veproi me shpejtësi teksa po kujdesej për dy fëmijë që qanin pa ndërprerë. /Telegrafi/