Telegrafi

Zuckerberg me plane për krijimin e një aplikacioni të ri për komunikim?

SAN JOSE, CA - MAY 01: Facebook CEO Mark Zuckerberg speaks during the F8 Facebook Developers conference on May 1, 2018 in San Jose, California. Facebook CEO Mark Zuckerberg delivered the opening keynote to the FB Developer conference that runs through May 2. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Sipas informacioneve jozyrtare, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, udhëzoi inxhinierët e tij të softuerit që të fillojnë të punojnë në një aplikacion që do të jetë i ngjashëm me platformën e famshme në internet Clubhouse.

Clubhouse është një aplikacion relativisht i ri që u shfaq në vitin 2020. Clubhouse  është një platformë e audio bisedave ku një përdorues mund të marrë një telefonatë nga dikush që tashmë e përdor shërbimin.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhë nga vetë Facebook thuhet se gjiganti amerikan i teknologjisë tashmë është duke punuar për zgjidhje të reja, për tu ofruar përdoruesve të saj opsione të reja komunikimi.

Në mesin e shërbimeve të reja që pritet të vijnë nga Facebook, por me gjasë me një aplikacion të ndarë dhe të pavarur nga rrjeti social do të jetë edhe mundësia e komunikimit me audio mesazhe. Por nuk dihet nëse Facebook  po planifikon të përdorë brenda këtë tipar të ri brenda shërbimeve dhe aplikacioneve të saj.