Sipas informacioneve jozyrtare, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, udhëzoi inxhinierët e tij të softuerit që të fillojnë të punojnë në një aplikacion që do të jetë i ngjashëm me platformën e famshme në internet Clubhouse.
Clubhouse është një aplikacion relativisht i ri që u shfaq në vitin 2020. Clubhouse është një platformë e audio bisedave ku një përdorues mund të marrë një telefonatë nga dikush që tashmë e përdor shërbimin.
Mark Zuckerberg on @joinClubhouse now 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/HhDErqrxpm
— andrew chen (@andrewchen) February 5, 2021
Sipas informacioneve që kanë rrjedhë nga vetë Facebook thuhet se gjiganti amerikan i teknologjisë tashmë është duke punuar për zgjidhje të reja, për tu ofruar përdoruesve të saj opsione të reja komunikimi.
Në mesin e shërbimeve të reja që pritet të vijnë nga Facebook, por me gjasë me një aplikacion të ndarë dhe të pavarur nga rrjeti social do të jetë edhe mundësia e komunikimit me audio mesazhe. Por nuk dihet nëse Facebook po planifikon të përdorë brenda këtë tipar të ri brenda shërbimeve dhe aplikacioneve të saj.