Mark Zuckerberg nuk po tërhiqet. Në një telefonatë të nxehtë me punonjësit të martën, CEO i Facebook refuzoi të ndryshojë kursin mbi vendimin e kompanisë për të lejuar një postim nga Donald Trump që është kritikuar për “glorifikimin e dhunës”, thuhet sipas një burimi të njohur me çështjen.
New York Times raportoi për herë të parë për takimin e punonjësve dhe Zuckerberg.
Ndërsa protestat për brutalitetin e policisë kanë përfshirë SHBA në ditët e fundit, Facebook është përballur me një valë trazirash të brendshme. Ajo u nxit nga refuzimi i kompanisë për të ndërmarrë veprime kundër një postimi nga Trump, i cili thoshte “kur plaçkitjet fillojnë, të shtënat fillojnë” – një frazë e përdorur nga një shef i policisë gjatë trazirave të të drejtave civile në vitet 1960.
Mark Zuckerberg tha postimi i Trump që nuk i thyen rregullat e Facebook.