Telegrafi

Zuckerberg e përdor versionin e verdhë “special” të Facebook!

Mark Zuckerberg e ka shfaqur një version tjetër të Facebook, i cili është krejt ndryshe prej atij që ne e përdorim.

Në iPhone të Zuckerberg shihen shumë funksione tjera të cilat me sa duket janë vetëm për përdorimin personal të pronarit të rrjetit më të madh social në botë.

Këtë aplikacion të Facebook për iPhone, Zuckerberg e ka shfaqur në një ngjarje kur rrjeti social po e prezanonte funksionin e transmetimit live.

Siç është vënë re edhe më parë nga The Verge, aplikacioni përfshin disa karakteristika që nuk janë pjesë e versionit standard të aplikacionit të Facebook për iPhone.

Edhe vetë Zuckerberg e përmendi se ky është “versioni verdhë i aplikacionit të Facebook, i cila është ndërtuar për përdorim të brendshëm.”