Nuk është sekret se Facebook po bën para për të cilat ne vetëm mund të ëndërrojmë.
Megjithatë, ia vlen të pyesësh se nga fiton Facebook kaq shumë para, përveç reklamave.
Përgjigja mund të jetë pak e frikshme: nga informacionet tona personale. Me fjalë të tjera, ajo që ne japim falas, ata marrin miliona prej tyre. Në fakt, përdoruesit në botën e rrjetit social janë makina për para, edhe kur nuk blejnë asgjë. Arsyeja për këtë është se rrjetet sociale janë një mjet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për hulumtimin e marketingut.
Çdo herë që klikoni “like”, “share”, i bashkoheni një faqe tifozësh ose madje shtoni një mik të ri, ju krijoni një grup të ri statistikash për të cilat korporatat e mëdha ofrojnë para të mëdha për ta marrë atë.
Këtu janë vlerat e sakta të profilit tuaj
– Vetëm prania juaj është me vlerë rreth 81 dollarë – Secili nga shokët tuaj në profil vlen rreth 0.62 cent – Secili nga “like” juaj ka vlerë rreth 0.03 cent
Mesatarisht, secili profil është me vlerë 1.800 dollarë, dhe një grup serioz biznesi ose faqe ka vlerë 3.1 milionë dollarë, transmeton Azra.
Duke parë dhe ndjekur rritjen e Facebook gjatë tre viteve të fundit, vlerësohet se ata kanë mbledhur 2.11 miliardë informacione që mund t’i shesin. Në këtë mënyrë, Facebook fiton rreth 1.2 milionë dollarë në ditë nga puna e lirë e përdoruesve të saj, duke krijuar atë që Wall Street Journal e quan “fuqia punëtore më e madhe e papaguar në historinë e njerëzimit”. /kp/