Telegrafi

Zubizarreta: Nuk do ta shesim Villan

”Në janar ne do ta mbajmë Villan dhe është e rëndësishme t’ua kujtoj që Barcelona është klub që nuk pranon oferta për lojtarët më të mirë në këtë afat kalimtar”.

”David Villa është lojtar që shënon gola dhe i sjell intensitet skuadrës. Tani që ai është rikuperuar nga lëndimi serioz, unë besoj se ai po bën paraqitje të nivelit të lartë në fushë”, ka thënë Zubizarreta./Telegrafi/