Telegrafi

Zubizarreta: Milan-Barcelona gjithmonë tingëllon mirë

 ”Po flasim për dy ekipe të mëdha. Ndeshja, Milan-Barca, gjithmonë tingëllon mirë”.

”Ne luajtëm kundër tyre vitin e kaluar. Ishim në të njëjtin grup dhe pastaj u takuam në çerekfinale. Ata gjithmonë janë një ekip i vështirë, me shumë histori, stadium të madh dhe lojtarë të fortë”.

”Zakonisht ne themi se shorti në dhjetor gjykohet gabimisht sepse shumë gjëra mund të ndryshojnë deri në shkurt”, ka thënë 51 vjeçari. /Telegrafi/