Telegrafi

ZTE zbulon dy modele të reja dhe të lira të telefonave të saj

Drejtori i pajisjeve mobile Waiman Lam në ZTE tha në një intervistë në Kongresin Botëror Mobil që kompania është duke synuar një rritje në shitje që parasheh kalimin në 60 milionë njësi, të cilat do të shënojnë një rritje 7 për qind në shitje në njësi prej vitit 2015.

Ndërsa nëse kompania arrin në 70 milionë njësi të shitura, atëherë kjo do të përfaqësonte rreth 20 rritje për qind më shumë se në vitin 2015.

ZTE prezantoi dy modele të reja me çmim të përballueshëm në linjën e saj dhe zbuloi partneritetin me klubin e futbollit spanjoll Sevilla, si pjesë e fushatës së saj të marketingut.

Modeli i parë i telefonit – Blade V7 Lite ofron një ekran me 5-inç që mund të operohet me një dorë dhe një skaner për gjurmë gishtash për përdoruesit. Ky model fillimisht do të shitet në Rusi dhe në muajt e ardhshëm në tregjet tjera, duke përfshirë Meksikën, Spanjën, Gjermaninë dhe Tajlandën.

Modeli tjetër Blade V7 vjen me një ekran prej 5.2-inç me mbështjellësin metalik për përdorim me një dorë dhe të dy kamera me nga 13MP.

Kompania nuk ka shpalosur ende çmimet për modelet e reja, por Lam tha për Reuters se Blade V7, do të shitet për rreth 250 euro dhe Lite do të shitet për më pak se 200 euro, apo ndoshta edhe 150 euro.