Telegrafi

ZTE prezanton tri modele të reja Blade Q

Tri modelet e telefonave të ZTE-së mund të dallohen sipas emërtimeve ZTE Blade Q Mini, ZTE Blade Q dhe ZTE Blade Q Max. 
ZTE Blade Q Mini posedon ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 4 inç në WVGA, ZTE Blade Q vjen me ekranin me madhësi prej 4.5 inç në formatin FWVGA, ndërsa ZTE Blade Q Max posedon ekranin me diagonalen prej 5 inç gjithashtu në formatin e ekranit FWVGA.

Të gjitha modelet e reja të ZTE=së vijnë me specifika të ngjashme dhe mbështeten në procesorët dual core 1.3GHz Cortex A7 me grafikat Mali-400 dhe 1GB RAM.

Kamera e pasme e modeleve të telefonave Blade Q është me 5 mega-piksel dhe mund të incizojë HD video në 720p, ndërsa kamera e përparme mundëson video thirrjet. Linja e telefonave ZTE Blade Q bazohet në Android 4.2 Jelly Bean dhe 4GB memorie të brendshme, e cila mund të rritet me microSD kartelë. / Telegrafi /