Telegrafi

ZTE prezanton modelin e ri, Geek!

ZTE Geek posedon procesorin 1.8GHz NVIDIA Tegra 4, 2GB RAM, plus 16GB memorie të brendshme e cila mund të rritet edhe më shumë me portin për mikro SD kartelë.

Specifikat tjera të ZTE Geek përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në full HD, rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe kamerën e përparme për video komunikim.

ZTE Geek vjen me Android 4.2 Jelly Bean, baterinë me 2,300 mAh, ndërsa çmimi i këtij modeli të ri të telefonit sillet rreth 310 dollarë amerikan. / Telegrafi /