Telegrafi

ZTE paralajmëron modelin e ri të telefonit, Axon 30 Pro 5G

ZTE ka konfirmuar se do të lansojë një telefon të ri së shpejti, përkatësisht modelin ZTE Axon 30 Pro. Modeli i ri pritet të vijë me disa kamera të avancuara.

Deri më tani nuk ka në të vërtetë ndonjë specifikë për ZTE Axon 30 Pro, por mund të pritet që pajisja të marrë një numër përmirësimesh mbi modelet aktuale.

Kompania kohët e fundit lansoi ZTE Axon 20 5G dhe kjo pajisje vjen me një ekran OLED 6,92 inç që përmban një shpejtësi rifreskimi 90Hz dhe vjen me një raport aspektesh 20,5: 9 dhe një rezolucion FHD.

Pajisja gjithashtu ofron Snapdragon 765G dhe vjen me një zgjedhje prej 6 GB ose 8 GB RAM, ndërsa ka gjithashtu opsione të hapësirës prej 128 GB ose 256 GB.

Në pjesën e pasme të telefonit ka një konfigurim quad të kamerave – një kamerë kryesore me 64 megapiksel, një tjetër ultrawide me 8 megapiksel dhe dy kamera me nga 2 megapiksel.

Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 32 megapikselë për Selfie dhe thirrjeve me video.