Një lajm i ri në Weibo sugjeron se jemi afër dëshmimit të telefonit të parë Nubia me kamerat ‘dual’.
Më 21 mars, ZTE do t’i tregoj botës telefonin e parë Nubia me kamerën dyshe. Ngjarja do të zhvillohet në Shenzhen të Kinës.
Megjithatë, nuk ka shumë informata mbi pajisjen e as listim në TENAA.
Sipas një përdoruesi të Weibo, Nubia do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835, që do ta bëj atë telefonin e dytë në botë me këtë procesor, pas Sony Xperia XZ.
Për informata zyrtare, duhet të presim deri më 21 mars për të parë se çfarë ka të rezervuar telefoni i ri sa i përket detajeve tjera.