Telegrafi

ZTE me model në Firefox OS për 99 dollarë

Në fakt, modeli i ri i telefonit ZTE Open C tashmë është listuar në kategorinë e produkteve “Bleje tani” për një kosto prej 99 dollarësh.

Tani Mozilla ka thënë se do ta sjell telefonin e saj të ri në SHBA përmes operatorit Sprint, edhe pse ky i fundit ende nuk e ka dhënë asnjë datë se kur një gjë e tillë mund të ndodhë.

Plani i kompanisë ka qenë që të ofrojë telefona tejet të lirë, duke filluar prej 25 dollarësh, siç kishte deklaruar në kongresin botëror mobil.

Telefoni i ri i kompanisë gjithashtu do të shitet edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Rusi dhe 20 vende tjera evropiane.

Ekrani i telefonit vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4”, sistemin operativ Mozilla dhe procesorin 1.2GHz dual-core të Qualcomm. /Telegrafi/