Telegrafi

ZTE bën gati modelin e ri të Nubia

Gjenerata e re e telefonit të ZTE-së është thënë se do të lëshohet në treg dikur gjatë muajit nëntor, dhe sipas paralajmërimeve të para ekrani i Nubia-së së re do të jetë me diagonalen prej 5 inç në full HD si dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pixels.

Derisa ende nuk janë dhënë të gjitha specifikat e telefonit, ka zëra që thonë se modeli i ri i Nubia-së do të jetë një zëvendësim për Nubia Z5, por një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar nga ZTE. / Telegrafi /