Telegrafi

ZRRE-ja tregon shkelje gjatë leximit të faturave nga KEK-u

Mirëpo, zyrtarisht, askush nga ZRRE-ja nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë çështje për shkak se ende është në proces përgatitja e raportit, raporton KTV.

Megjithatë, zyrtarë të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, kanë thënë se konsumatorët janë duke u ankuar edhe në këtë zyrë përpos ankesave të bëra në KEK.

Përpos kësaj pune, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është në proces të shqyrtimit të kërkesave për rritje të çmimit të energjisë. Protestuesit kanë kërkuar që në asnjë mënyrë të mos ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/