Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimet për gjashtë hidrocentrale të vogla e një panel solar, shkruan sot Koha Ditore.
Këto autorizime janë miratuar në mbledhjen e parë të Bordit të ZRRE-së për vitin 2016, e cila është mbajtur të hënën.
Në Bordin e ZRRE-së kanë nisur punën edhe tre anëtarët e rinj që kanë të kaluar politike. Qemajl Mustafa ka qenë kandidat i PDK-së për deputet dhe ish-kryetar i Gjilanit, ndërsa Arsim Janova e Besim Sejfijaj kanë qenë të angazhuar në LDK.
Në mbledhjen e parë të Bordit të ri ka pasur një numër të madh të pikave të rendit të ditës dhe aplikacioneve të grumbulluara, përcjell koha.net. Bordi i ZRRE-së ka qenë jofunksional për një kohë të gjatë, meqë kishte vetëm dy anëtarë në Bord. /Telegrafi/