Telegrafi

ZRrE-ja mbetet pranë propozimit që rryma të shtrenjtohet vetëm 2.5 %

Propozimi i ZRrE është që rryma të shtrenjtohet për 2.5 %. Nëse do të merret ky vendim në mes të muajit nga bordi, atëherë këto tarifa do të aplikohen nga 1 prilli.

Ndërkohë, zëdhënësja e ZRrE-së, Adelina Murtezi tha se bordi sot nuk ka diskutuar për ketë çështje, por ajo pohoi se brenda dy javësh bordi do të merr vendim i cili pritet të jetë i ngjashëm me propozimin që e ka dhënë ZRrE-ja për një ngritje mesatare 2.5 për qind.