Për ZRRE-në humbjet e muajit dhjetor janë joreale dhe ato janë rritur artificialisht.
Sipas një raporti të hartuar nga ekspertët e ZRRE-së, KEK-u e ka raportuar si humbje energjinë të cilën ia kishte faturuar konsumatorëve, shkruan Koha Ditore.
Gjatë vitit të kaluar niveli i humbjeve të faturuara ka qenë 30.4 për qind. Ky nivel i humbjeve është më i ulët se niveli i humbjeve që KEK-u ka realizuar gjatë vitit 2012. /Telegrafi/