Telegrafi

ZRRE, fton publikun ti komentojë tarifat e reja energjetike

Sipas ZRRE-së, Korporata Energjetike e Kosovës ka propozuar që tarifat për grupet e konsumatorëve joshtëpiak duhet të rriten me të njëjtën përqindje, por që tarifat për konsumatorët shtëpiak duhen rritur me një përqindje më të madhe
ngase KEK supozon se këto tarifa janë më larg tarifave që reflektojnë kostot.

Ndërkohë sipas njoftimit të ZRRE-së, ky institucion ka propozuar që të gjitha tarifat të ngritën me të njëjtën përqindje derisa të studiohet metodologjia për vlerësimin e tarifave që reflektojnë kostot e propozuar nga KEK.

“ZRRE propozon që rritja e tarifave të jetë e njëjtë me rritjen e të ardhurave të lejuara, që në mesatare do të jetë 2.5% për të gjitha tarifat". /Telegrafi/