Telegrafi

ZRRE: Do të marrim të gjitha opinionet për çmimin e ri të energjisë elektrike

“Shqyrtimit i aplikacioneve të KEK SH.A. dhe KOSTT SH.A. për tarifat me pakicë për konsumatorët shtëpiakë dhe ata komercialë do të jetë një proces transparent, dhe i bashkërenditur me palët e interesuara”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, gjatë këtij procesi ZRRE‐ja do të analizojë në detaje aplikacionet e pranuara dhe do të bëjë verifikimin e të dhënave teknike dhe financiare të prezantuara, ku përfshihen edhe shpenzimet operative dhe kapitale të ndërmarrjeve energjetike, duke marrë parasysh edhe përballueshmërinë e konsumatorëve për të paguar shpenzimet e energjisë elektrike.

“ Pas shqyrtimeve dhe analizave ZRRE‐ja do të dalë me një propozim konsultativ mbi të ardhurat e lejuara për ndërmarrjet energjetike, përkatësisht tarifat për vitin 2009. Ky propozim do të bëhet publik dhe do të vendoset edhe në ueb faqen zyrtare të ZRRE‐së. Lidhur me këtë palët e interesuara mund të japin komentet e tyre, të cilat do të merren në konsiderim gjatë përpilimit të propozimit përfundimtar të të ardhurave të lejuara përkatësisht tarifave të ndërmarrjeve energjetike’, saktëson komunikata./telegrafi/