Telegrafi

ZRrE aprovon tarifat e reja të energjisë

“ZRRE‐ja ka marrë parasysh vetëm kostot e arsyeshme e në të cilat nuk përfshihen subvencionet që u janë dhënë KEK-ut dhe KOSTT-it nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës”.

Në njoftimin zyrtar të ZRRE-së po ashtu thuhet se Bordi i këtij institucioni ka konsideruar se tarifat e reja janë të përballueshme për konsumatorët me të ardhura më të ulëta, nxisin kursimin e energjisë te konsumatorët që shpenzojnë shumë, dhe stimulojnë investimet në sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve të energjisë elektrike.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Organizata FOL 08 sipas së cilës me vendimin e ZRRE-së për ngritje tarifash nuk është respektuar kërkesa e 10.529 qytetarëve që kanë nënshkruar peticioninin kundër ngritjes së çmimit energjisë elektrike.

“Na shqetëson fakti se ngritja e tarifës së energjisë elektrike po promovohet si zgjidhja për problemet e KEK-ut, sidomos për furnizim me energji elektrike. Nuk është e drejtë që për shkak të pa-aftësisë së KEK-ut për të siguruar inkasim të faturave dhe faturim të energjisë elektrike qytetaret e përgjegjshëm të cilët paguajnë rrymën të ngarkohen”.

FOL 08 po ashtu ka vlerësuar se ZRrE duhet të dërgoj një porosi të qartë që pa shterjen e të gjitha opsioneve ngarkimi financiar i qytetarëve është vendimi i fundit ekstrem.

“Kërkojmë nga ZRrE që përfundimisht të mos vendos për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe kështu të përmbush një obligim ndaj qytetarëve”. /Telegrafi/