Kiro Zdravev, kryetari i Këshillit Gjyqësor, beson se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të ishte i pa zbatueshëm në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht nuk do të mund të zbatohej në procedurat gjyqësore.
Zdravev pajtohet me vërejtjen e bërë nga Komisioni i Venecias, pasi që proceset do të zgjaten.
Ai për “Sitel” tha se ligjet ekzistuese u mundësojnë qytetarëve të cilët nuk dinë gjuhën maqedonase të marrin përkthyes.
Ai shtoi se zbatimi më shumë do të varet nga Kuvendi, gjegjësisht nëse atje do të pranohen vërejtjet./Telegrafi/