Telegrafi

ZQM: Sot në protestë kundër çmimit të naftës

“ZMQ kërkon që konsumatorët shqiptarë nëpërmjet refuzimit për tu furnizuar me karburant ditën e hënë, dt 01.12.2008 të shprehë protestën e saj ne lidhje me këtë situatë të patolerueshme në treg. ZMQ fton të gjithë drejtuesit e automjeteve të solidarizohen me këtë grevë kombëtare duke kërkuar që të hënën për 24 orë, ata të qëndrojnë larg pikave të karburanteve si mjeti i parë i protestës ndaj karteleve të fundit në Evropë”.

Arsyet që shtynë ZMQ të ndërmarrë një nisëm të tillë, kanë qenë ankesat e konsumatorëve shqiptarëve në lidhje me çmimin tepër të lartë të naftës dhe nënproduktet e saj.

“Nisur nga ankesat, ZMQ për një afat kohor vëzhgoi situatën në terren ku vërejti se situata që paraqitet në treg, me çmimet e naftës dhe nënproduktet të saj, është skandaloze dhe po kontrollohet tërësisht nga kartelet që sot operojnë në këtë treg”.

Po kështu u vu re se organet shtetërore vazhdojnë të mungojnë në përmbushjen e detyrës së tyre thelbësore, atë të rregullatorit dhe te arbitrit në mbrojtje te interesave te konsumatoreve.

Vlen të theksohet se në një gjendje hiç me të mirë është edhe tregu i derivateve të naftës në Kosovë.