Telegrafi

Zouma shqelmoi macen që ia rrëzoi një vazo – kritika të ashpra ndaj mbrojtësit francez

Kurt Zouma ka kërkuar falje pasi u shfaqën video shqetësuese që shfaq mbrojtësin e West Ham duke abuzuar me një mace.

Në klipin e parë nga Daily Star, Zouma mund të shihet duke shkelmuar dhe goditur me shuplakë macen e pafuqishme.

Pamjet, me sa duket të marra nga Snapchat, besohet se janë filmuar në rezidencën e Zouma prej 2.5 milionë euro, ndërsa vëllai i tij është pas kamerës.

Lojtari 27-vjeçar e lëshon macen e gjorë para se ta godasë me shkelm në dyshemenë e kuzhinës, ndërsa një video e mëvonshme e tregon atë duke goditur me shuplakë kafshën shtëpiake në fytyrë.

Ish-lojtari i Chelseat i gjuan edhe një palë këpucë maces, teksa kafsha përpiqet të shpëtojë.

West Ham i ka dënuar veprimet ndërsa Zouma deklaroi: “Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën sinqerisht pendohem”.

“Dua të them gjithashtu se sa keq më vjen keq për këdo që u mërzit nga video. Do të doja t’i siguroja të gjithë se dy macet tona janë krejtësisht të shëndetshme”.

“Ato janë të dashura dhe të adhuruara nga e gjithë familja jonë, dhe kjo sjellje ishte një incident i izoluar që nuk do të ndodhë më”, thuhet më tej në reagimin e tij

The Sun pretendon se Zouma ishte i zemëruar me macen që theu një vazo dhe rrëzoi një pajisje ndriçimi. /Telegrafi/