Mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma ka folur rreth kohës kur Jose Mourinho ishte trajner i tij dhe e quajti atë pleh pas një performance të dobët disa vite më parë.
Mourinho solli Zouman si 19-vjeçar në Stamford Bridge nga Saint-Etienne në vitin 2014 dhe nuk ishte më i huaj në mënyrat konfrontuese të menaxherit.
Ende pa gjetur mirë veten në nivelin e lartë, mbrojtësi i ri pranon se ishte i tronditur kur Mourinho e ftoi një ditë dhe nuk i mbajti kritikat ndaj tij.
“Nuk e mbaj mend se në cilën ndeshje po luanim, po humbnim 3-1 në udhëtim”, ka thënë fillimisht Zouma për RMC Sport.
“Të nesërmen, ai [Mourinho] u kap me mua, më çoi në zyrën e tij dhe më pyeti nëse jam në rregull. Unë i thashë po, ai më pyeti nëse isha i sigurt”.
“Unë thashë ‘po’ përsëri, ai u përgjigj: të them sepse ishit pleh këtë fundjavë. Ashtu, drejtpërdrejt. Më tronditi, por më bëri që të dëshiroja të përgjigjesha menjëherë në fushë”.
“Mbaj mend që më lëndoi, se më prekën ato fjalë. Por, vërtet doja t’i tregoja se mund të reagoja”, përfundoi qendërmbrojtësi i Chelseat. /Telegrafi/