Site icon Telegrafi

Zouma flet për Conten, nuk i frikësohet konkurrencës

Mbrojtësi i Chelseat, Kurt Zouma, ka folur për sezonin e ri dhe posaçërisht për trajnerin Antonio Conte.

Francezi është shprehur i lumtur se kapiteni John Terry ka vazhduar kontratën edhe për një vit pasi Blutë kishin nevojë për atë.

“Nuk jam i merakosur për ardhjen e trajnerit të ri. Kam bërë mirë para se të isha i lënduar. Do të flas me Conten dhe do të shikoj se çfarë kërkon ai nga unë”.

“Trajneri i ri dëshiron t’i bënë gjërat më mirë se sa ishin ato gjatë sezonit të kaluar dhe do të sjellë lojtarë të rinj. Ky nuk është problem pasi kur je në një klub të madh si Chelsea, gjithmonë ka vend për konkurrencë”.

“Trajneri i ri do të jetë i mirë me mua dhe të gjithë. Jam mbrojtës dhe taktikisht dua të mësoj më shumë”.

“John Terry ka qenë gjithmonë i mirë me mua dhe jam i lumtur që ai po qendron edhe për një vit. Kur startojmë ndeshjen ai gjithmonë më këshillon duke me tregon kë të ruaj. Jam i lumtur dhe krenarë që ndaj klubin me atë”, ka thënë Zouma. /Telegrafi/

Exit mobile version