Unai Emery ka thënë se dëshiron ta respektojë dhe ta përmirësojë kulturën e futbollit te Arsenali që e ka lënë paraardhësi i tij, Arsene Wenger.
Të mërkurën, Topçinjtë luajnë në finale të Ligës s Evropës kundër Chelseat, ndërsa kjo është finalja e parë evropiane për këtë skuadër pas 13 vitesh.
Fitorja ndaj Bluve do të shënonte një sukses të madh për Emeryn në sezonin e tij të parë, pasi që pos trofeut të Ligës së Evropës, do të siguronte edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Pas lëvdatave që i ka thënë për Wenger, trajneri spanjoll ka theksuar se dëshiron t’i ndihmojë Arsenalit që të ngritet në pozicionin e vet në Evropë dhe në botë.
“Arsenali i të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, do të bëhet një prej 10 ekipeve më të mira në botë. Objektivi ynë është që ta arrijmë këtë”, ka theksuar Emery. /Telegrafi/