Russell Westbrook vazhdon të ofrojë paraqitje të shkëlqyeshme, duke shkruar faqe të reja në histori të NBA-s.
Basketbollisti i Oklahoma City Thunder ka regjistruar erdhe një tjetër ‘triple-double’ në saje të 57 pikëve 13 kërcimeve dhe 11 asistimeve.
Russell Westbrook ka ndihmuar skuadrën që ishte në disavantazh prej 21 pikëve që të triumfoj kundër Orlando me rezultat 114:106, transmeton Telegrafi.
Me këtë fitore, Thundersat edhe zyrtarisht kanë siguruar një vend në fazën e ‘Play-Off’ në NBA.
Mbetet të shihet se në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt nëse basketbollisti do ta thyej rekordin e legjendarit Oscar Robertson të Milwaukee Bucks, i cili në sezonin 1961/62 kishte 400 ‘triple-double’. /Telegrafi/