Telegrafi

“Do Zoti që Shqipëria e Kosova bashkohen”, qytetarët në shtëpinë ku u ngrit flamuri

Qindra qytetarë ndodhen në Vlorë në kuadër të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dhjetëra prej tyre kanë shkuar në shtëpinë muze, ku u ngrit flamuri kuq e zi në Vlorë në vitin 1912.

Ata shprehen se janë të kënaqur që ndodhen në Shqipëri, ndërsa shpresojnë që Shqipëria e Kosova të bashkohen.

“Jemi kënaqur. Kemi kënduar, kemi vallëzuar dhe kemi luajtur. Ishalla do Zoti sa më shpejt bashkohemi me Shqipërinë, kjo do të ishte shpëtimi i vetëm”, u shpreh qytetari.

“Kjo është veshja e Drenicës”, tha ajo. /Euronews/Telegrafi/