Site icon Telegrafi

“Zoti i ka dhënë autoritet Trumpit për të vrarë Kimin”

President Donald Trump hosts a reception for House and Senate leaders in the the State Dining Room of the White House in Washington, Monday, Jan. 23, 2017. (AP Photo/Susan Walsh)

Prifti nga Teksasi, Robert Jeffress, ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka “autoritet moral për vrasjen e liderit koreanoverior, Kim Jong-Un”, shkruan Washington Post.

“Sa i përket luftës kundër atyre që bëjnë të këqija, Bibla na e thotë qetë: Zoti u ka dhënë sundimtarëve pushtet që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë edhe luftën, që të ndalohet e keqja. Në rastin e Koresë së Veriut, Zoti i ka dhënë pushtet Donald Trumpit që ta vrasë Kim Jong-unin”, ka thënë Jeffress, i njohur edhe për atë se ka akuzuar ish-presidentin Barack Obama se “ka krijuar kushte për ardhjen e anti-Krishtit”. /KP/

Exit mobile version