Telegrafi

“Zotëri presidenti a i keni keqpërdorur dokumentet e klasifikuara” – momenti kur Biden refuzon t’i përgjigjet pyetjes së gazetares

Presidenti amerikan Joe Biden, për të dytën ditë me radhë po shmangë pyetjen për dokumentet sekrete që janë gjetur në ish-zyrat e tij në Washington DC, që raportohet se përmbajnë informacione për Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Biden ka shkuar në Mexico City për një takim të “Three Amigos”, duke injoruar pyetjen e gazetarëve që bërtisnin, derisa presidenti amerikan shtrëngonte duart me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, transmeton Telegrafi.

“Zotëri President, a keni keqpërdorur dokumente të klasifikuara”, dëgjohet duke bërtitur një gazetare gjatë konferencës për media.

Por presidenti amerikan shihet duke ruajtur gjakftohtësinë dhe vazhdimisht buzëqeshë para objektivit të kamerave.

Është raportuar se këto dokumente përmbanin tema si Ukraina, Irani dhe Mbretëria e Bashkuar, kështu të paktën pretendojnë nga CNN. Në ato dokumente gjithashtu kishte materiale për aranzhimin e funeralit të birit të Biden, Beau Biden.

Ato u zbuluan kur avokati i Bidenit hapi një zarf që besohet se kishte dosje personale, të cilën e hapi dhe kuptoi se përmbante dokumente sekrete. Ai menjëherë mbylli zarfin dhe i telefonoi Arkivit Kombëtar. /Telegrafi/