Protestues të ndryshëm i kanë bërë një surprizë eurokomisionerit Johannes Hahn, duke i kushtuar një parullë me porosi interesante për ardhjen e tij në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parulla është ngjitur në njërën nga urat e Shkupit. Protestuesit ia tregojnë rregullat e kazinove, duke i thënë se rregulla e parë e tyre është se çdo herë fitues është nikoqiri.
Përndryshe, nëpër mediat në Maqedoni është përfolur se emri i Johannes Hahn është përmendur në aferën e përgjimeve dhe është lidhur me kazinot në Maqedoni./Telegrafi/