Site icon Telegrafi

Zot i Luftës

Vjen një moment dhe shpërthen vrullshëm, më vrullshëm së një trëndafil në mes të therrave, më vrullshëm së një vullkan i çmendur, e më vrullshëm së vrullshmëria.

Atëherë, dilema e të zgjedhurit, në këtë rast të fundvitit, (çfarë të shkruash) bëhet edhe më e rëndë, të shkruash për të arriturat dhe dështimet e qeveritarëve tanë (pozitë e opozitë) është njëlloj sikur të thuash Dielli është i imi (E në këtë rast, vetëm Dielli është i pamposhtur), e po të kishin mundësi të lartpërmendurit do ta mposhtnin edhe Diellin!

Çka është edhe më e rëndë (e dhimbshme sigurisht) lënia në mëshirë të fatit e invalidëve të luftës, jetimëve, skamnorëve, të pastrehëve, e babagjyshat me gjyzlykë kanë gajle më të madhe, (zgjedhjen e restoranteve).

Mund të zgjedhësh gabim për të lexuar, por jo për të shkruar, në këtë kuptim, ajo që thamë më lartë është e vërteta (e hidhur sigurisht) e që për çudi opinionistët tanë në këtë ndërrim të moteve dy fjalë si thanë për Legjendën e shqiptarisë, Adem Jasharin. E me gjakun e tij ne sot jetojmë (e ne të marrët së kujtojmë).

A ka gjë më të bukur në këtë jetë ashtu siç ka thënë Adem Jashari se një fjalë e mirë, një besë shqiptari, një vdekje e ndershme në fushë të betejës, më të vërtet se tjetër nuk ka në këtë jetë.

E megjithatë a ka gjë më të bukur së të vdesësh në betejë me trëndafil në duar e të ndjesh aromën e trëndafilit. Gjithmonë aroma e trëndafilit do t’ua mbaj fytyrën tuaj të flladshme.

E megjithatë a ka gjë më të bukur së të vdesësh njëherë e të kujtohesh përjetë. I shndritshëm nga lumi zjarrtë.

E megjithatë a ka gjë më të dhimbshme se t’i shohësh fytyrat e burracakëve si një shelg i vjetër lotues. Ku të tillët vdesin tri herë më parë se emri i tyre. E pluhuri i harresës i end në çdo skaj.

E çka në fund të fundit nuk ia vlen të humbim kohë më shumë me të gjallët (se vetëm të vdekurit kanë kuptim).

Këtu do ta përfundojmë me një vjershë kushtuar Adem Jasharit.

Zot i Luftës

I shenjt
I fuqishëm
I lartë
I madhërishëm
Sypatrembur
Zemërshkëmb
Shpirt vullkan
Vrave vrasësit
Bashkove qiellin
Udhëçelës i botës
Zot i Luftës.

(Kushtuar Adem Jasharit)

Exit mobile version