Telegrafi

“Zorro” rikthehet në ekran, ja nga cili aktor (Foto)

Filmi më i ri “Zorro” do të rikthehet në ekran.

Gael Garcia Bernal është aktori që do ta sjell Zorron sërish, pasi Hollywoodi i ka dhënë edhe një rast këtij projekti filmik.

Aktori edhe më parë ka bashkëpunuar me Jonas Cuaron në filmin “Desierto”, ndërsa rolet me të cilat ai u bë i njohur janë personazhet “Che Guevara”, roli i tij i trefishtë si Ángel/Juan/Zahara në filmin “Bad Educatio”, si edhe Santiago në filmin “Babel”.

Momentalisht është i angazhuar në rolin e Rodrigo De Souza në filmin serial Mozart in the Jungle./Telegrafi/