Pedro i është bashkuar “skuadrës së Zorros” tek Chelsea, pasi lojtari shtatshkurtër pritet të luajë më maskë mbrojtëse në sfidën ndaj Liverpool.
Ish-lojtari i Barcelonës ka thyer hundën në një aksident ne shtëpi, por trajneri Hiddinik nuk ka pse të shqetësohet, pasi mjekët e skuadrës i kanë dhënë leje që të luajë.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por kishte pësuar një aksident të vogël në shtëpi. Por, ju siguroj se gruaja e tij nuk kishte të bënte aspak me dëmtimin”, tha me shaka Hiddink.
Spanjolli 28-vjeçar bëhet lojtari i 12 në skuadrën e “bluve” të Londrës që detyrohet të mbartë një maskë mbrojtëse.