Telegrafi

Zoran Vukotiq shpallet përgjegjës për krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, KRCT fton institucionet të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës( KRCT), ka ftuar institucionet e vendit që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ky reagim erdhi pasi sot Gjykata themelore në Prishtinë ka shpallur Zoran Vukotiqin përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lexoni të plotë reagimin e tyre:

𝑺𝒐𝒕, 𝒎𝒆̈ 11 𝒏𝒆̈𝒏𝒕𝒐𝒓 2022, 𝑮𝒋𝒚𝒌𝒂𝒕𝒂𝑻𝒉𝒆𝒎𝒆𝒍𝒐𝒓𝒆𝒏𝒆̈ 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈ 𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒒𝒚𝒓𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕𝒕𝒆̈ 𝒓𝒊𝒈𝒋𝒚𝒒𝒆̈𝒔𝒐𝒓𝒑𝒆̈𝒓𝒔𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒉𝒑𝒂𝒍𝒍𝒊𝒁𝒐𝒓𝒂𝒏𝑽𝒖𝒌𝒐𝒕𝒊𝒒-𝒊𝒏𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒆𝒈𝒋𝒆̈𝒔𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒓𝒚𝒆𝒓𝒋𝒆𝒏𝒆𝒌𝒓𝒊𝒎𝒊𝒕𝒕𝒆̈ 𝒅𝒉𝒖𝒏𝒆̈𝒔𝒔𝒆𝒌𝒔𝒖𝒂𝒍𝒆𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈ 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒆̈𝒔𝒏𝒆̈ 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈, 𝒅𝒉𝒆𝒆𝒅𝒆̈𝒏𝒐𝒊𝒎𝒆 10 𝒗𝒋𝒆𝒕𝒃𝒖𝒓𝒈𝒊𝒎.

Pas vendimit për dënim me 10 vite burgim për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të sërishëm dhe sot Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, shpalli Aktgjykimin dënues me të cilin Zoran Vukotiq shpallet fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës kundër viktimës shqiptare.

Vendimi i marrë në vitin 2021 ishte një pikë kthese për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë, duke ua rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë dhe shpresën për dënimin e personave përgjegjës për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kurse konfirmimi i sotëm i të njëjtit vendim e fuqizon edhe më tutje këtë besim që po ndërtohet përmes guximit të të mbijetuarve që kanë paraqitur rastet e tyre në prokurori dhe përkushtimit të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund procesit të vënies së drejtësisë në vend.

Ky vendim përçon mesazhin që krimet e dhunës seksuale as harrohen e as falen, por pavarësisht kohës që ka kaluar dhe përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, ajo herët ose vonë do të arrihet dhe do të jetë e palëkundshme.

Rruga e drejtësisë e cila është hapur me këtë vendim është në vazhdimësi, do të jetë e pandalshme dhe të gjithë presim që drejtësia të arrihet edhe për rastet e tjera në proces duke i dhënë fund pandëshkueshërisë që ka mbizotëruar deri tash.

Andaj, ftojmë institucionet relevante që të vazhdojnë ndjekjen e drejtësisë me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/