Site icon Telegrafi

Zoran Stavrevski është marrë në pyetje nga Policia Financiare

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, ka konfirmuar se ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski, është ftuar për bisedë informative në Policinë Financiare javën e kaluar.

Muaremi nuk zbuloi se për cilën lëndë është ftuar Stavrevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Stavrevski është ftuar në policinë financiare për bisedë për lëndë e cila ende është në procedurë para-hetimore dhe i njëjti pasi ka dhënë deklaratë para autoriteteve të policisë financiare, ka lëshuar objektin, ka deklaruar Arafat Muaremi për TV24.

Ish-ministri i Financave Zoran Stavrevski është i dyshuar në rastin “Dhurata” të Prokurorisë Speciale./Telegrafi/

Exit mobile version