Telegrafi

Zoran Pavllovski, sekretari i ri shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë

Zoran Pavlovski, sot me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është emëruar sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, informoi Partia Liberal-demokratike (PLD), përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Zoran Pavllovski, anëtar i PLD-së, në këtë vend vjen prej pozitës drejtues i sektorit për administrimin e të ardhurave, zhvillimit lokal dhe ekonomik dhe planifikimit strategjik në komunën e Kumanovës, me përvojë në zhvillimin e ekonomisë lokale, mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësi, turizëm, zdrukthëtari dhe hotelieri’, kumtoi PLD.

Sekretari i ri shtetëror, shtohet në kumtesë, fillimisht do të angazhohet për mbështetjen e rritur të bizneseve të vogla dhe të mesme, relaksimin e rregullativës ligjore me zvogëlimin e tatimeve parafiskale dhe kompensimeve.

Poashtu ai do të angazhohet kushteve të barabarta për kompanitë vendore dhe të huaja, si dhe për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. /Telegrafi/