Site icon Telegrafi

Zoran Narashanov, kryetar i ri i Biznes asociacionit evropian

Në Kuvendin vjetor, anëtarët e BAE kanë vendosur dhe kanë diskutuar për më tepër pika në mesin e të cilëve edhe miratimin e Raportit të revizionit për vitin 2015, miratimin e Raportit të punës për vitin e kaluar, miratimin e buxhetit dhe planin për punë për vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pika kryesore e Kuvendit të sivjetmë ka qenë zgjedhja e kryetarit të BAE dhe anëtarëve jo ekzekutiv të Këshillit të drejtorëve të BAE.

Me vendim unanim të anëtarëve të BAE, për kryetar të ri të asociacionit u zgjodh, Zoran Narashanov, Drejtori ekzekutiv i „Viner sigurime“. Krahas atyre ekzistues, si anëtarë të ri të Këshillit të drejtorëve të BAE u zgjodhën edhe Goce Vangelkovski nga „Croatia sigurimi” dhe Arben Abdurahmani nga kompania “Vezë Sharri“.

Ndryshe, Biznes Asociacioni evropian (ЕБА) është bashkësi e pavarur dhe jofitimprurëse e përbërë nga ndërmarrje evropiane dhe individ të cilët punojnë në vendin tonë, nga ndërmarrjet private dhe individë të cilët punojnë në BE, si dhe nga organizatat joqeveritare të cilët kanë interes në promovimin e ekonomisë së vendit dhe zhvillimit social, si dhe kultivimin e marrëdhënieve me BE./Telegrafi/

Exit mobile version