Site icon Telegrafi

Zoran Milevski do të mbetet në burg, i refuzohet kërkesa për lirim me kusht

I dënuari për rastin “Haraçi”, Zoran Milevski-Kiçeec nuk do të del më herët nga burgu. Këshilli Gjyqësor ka hedhur poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht. Pas kërkesës së tij ka mbajtur mbledhje Këshilli Penal dhe ka vendosur, që ai të mbetet në burg.

“Me propozim të drejtorit të Shtëpisë Ndëshkuese Strugë – Reparti i hapur, për lirim me kusht të Z.M. Këshilli Gjyqësor ka mbajtur mbledhje dhe ka sjell vendim që të hidhet poshtë kërkesa”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Ndaj këtij vendimi Kiçeec mund të parashtroj ankesë në instancat më të larta gjyqësore. Kështu që vendimi i Gjykatës së Apelit do të jetë vendimtar nëse Kiçeec do të mund më herët të del nga burgu.

Kiçeec u dënua me tre vjet burg për rastin “Haraçi”, pasi e pranoi fajin.

Exit mobile version