I dyshuari në aferën ‘Haraçi’, Zoran Milevski-Kiçeec, sot pasdite nga paraburgimi në burgun e Shkupit është dërguar në klinikën private për kontroll.
Kiçeec, me miratim nga gjykata është kontrolluar në klinikën private, dhe më pastaj është në repartin e paraburgimit në burgun e Shuto Orizares, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse Milevskit i takon kontrolli mjekësor falas në Entin Shëndetësor Publik, ai me kërkesë të tij është dërguar në klinikë private dhe vet i ka paguar shpenzimet për kontrollin mejësor si dhe për transportin.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshne gazeta italiane publikoi në edicionin online publikoi pamja ku shihet Milevski dhe Jovanvoski në shtëpinë e Orce Kamçevit. Ata dyshohen se kanë marrë para nga Kamçev për të ndikuar në rastin ‘Perandoria’./Telegrafi/