Pensionistja Liljana Todorovska këtë mëngjes është marrë në pyetje nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në lidhje me rastin “Haraçi”.
Ajo është nënshkruese edhe autore e projektit për qendër evropiane të Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13, ndërsa u bë e njohur kur u mësua se ka marrë 720 mijë euro në bazë të marrëveshjes mes Lidhjes Ndërkombëtare Shkupi dhe Pelisteri.
Pas arrestimit të Boki 13, ajo u arsyetua se 720 mijë eurot i janë marrë nga banka dhe përfaqësues të Lidhjes Ndërkombëtare, por deri tani nuk është e qartë ku kanë përfunduar paratë, duke pasur parasysh se nga projekti nuk ka asgjë.
Në Prokurori sot ka dëshmuar edhe Zoran Mileski Kiçeec, i cili së bashku me Boki 13 u arrestua gjatë tentimit për ta lëshuar shtetin, por është parë edhe në pamjet që i publikoi gazeta italiane “La Verita”./Telegrafi/