Site icon Telegrafi

Zoran Dimov, kryetari i ri i Odës së Përmbaruesve në Maqedoni

Përmbaruesi Zoran Dimov, i emëruar për rajonin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës Themelore Shkupi 2, është kryetari i ri i Odës së Përmbaruesve në Maqedoni (OPM).

Nga Oda informojnë se Dimov është zgjedhur kryetar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të OPM-së, të mbajtur më 10 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i kaluar i Odës, Zoran Petreski, në gusht të këtij viti dha dorëheqje nga funksioni për arsye personale./Telegrafi/

Exit mobile version