Site icon Telegrafi

Zoran Dimitrovski dha dorëheqje nga posti i zëvendësministrit për Vetëqeverisje Lokale

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, në fillim të seancës së 107-të, njoftoi se Zoran Dimitrovski ka dhënë dorëheqje nga posti i zv. ministrit për Vetëqeverisje Lokale.

Xhaferi thekson se Dimitrovski nuk ka dashur të shfrytëzojë të drejtën për të shpjeguar arsyet e dorëheqjes dhe me këtë përfundon pozita e tij.

Dorëheqja e Dimitrovskit vjen pas daljes së partisë së tij Lidhjes Demokratike nga koalicioni qeveritar./Telegrafi/

Exit mobile version