Në serinë e djeshme të zyrtarëve të ri, Qeveria e Maqedonisë solli vendim për emërimin e Zoran Atanasovit në postin e drejtorit në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për anëtarin e bordit ekzekutiv të LSDM-së në Shkup, nga organizimi i qytetit në Aerodrom. Atanasov ishte këshillëtarë në kabinetin Ljupço Nikollovskit në qeverinë teknike, kur ai ishte emëruar si zv.ministër shtesë i bujqësisë./Telegrafi/