Telegrafi

“Zootopia”, kryeson në ‘box office’ (Video)

Filmi i animuar,  “Zootopia”, ishte më i shikuari në fundjavën që lamë pas në SHBA dhe Kanada.

Ky film ka vënë një rekord të ri kur është fjala për premierat e filmave të animuar të Disneyt duke përfituar 73.7 milionë dollarë dhe në këtë mënyrë e ka tejkaluar rekordin e “Frozen”.

Në vend të dytë është renditur “London Has Fallen” që ka përfituar 21.7 milionë dollarë, ndërsa i treti është “Deadpool” (16.4 milionë dollarë), i cili në tri javët e kaluara ishte më i shikuari.

Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që shkoi:

  1. Zootopia – 73.7 milionë dollarë
  2. London Has Fallen – 21.7 milionë dollarë
  3. Deadpool – 16.4 milionë dollarë
  4. Whiskey Tango Foxtrod – 7.6 milionë dollarë
  5. Gods Of Egypt – 5 milionë dollarë
  6. Risen – 3.9 milionë dollarë
  7. Kung Fu Panda 3 – 3.5 milionë dollarë
  8. The Revenant – 3.3 milionë dollarë
  9. Eddie The Eagle – 3.1 milionë dollarë
  10. The Witch – 2.4 milionë dollarë

 

/Telegrafi/